Me afrimin e festave të fundvitit, duket se shumë prej yjeve kanë nisur përgatitjet në shtëpitë e tyre.
Së fundmi është artistja nga Shqipëria, Enca Haxhia e cila ka hedhur një fotografi në Instastory, ku tregon se e ka dekoruar bredhin. “Shtëpia”, është mbishkrimi sipër fotos.
Enca është një nga femrat më të përfolura në showbizzin shqiptar, imazhet e së cilës pothuajse bëhen gjithnjë lajm. Sa i përket projekteve muzikore Enca edhe këtë vit ka qenë në top-formë.