Të jesh një modele e suksesshme duhet që të punosh fort, dhe ndonjëherë të dalësh edhe jashtë vullnetit.
40 modele që do të sfilojnë të martën e ardhshme në Londër për “Victoria’s Secret”, janë vënë nën një dietë të rreptë, me rregulla thuajse ushtarake.
Ato po përgatiten për shfaqjen më të madhe të vitit, ndërsa janë futur në karantinë, brenda hotelit ku po qendrojnë.
Modele si Behati Prinsloo, Adriana Lima etj, do të jenë pjesë e këtij eventi.
Menuja e ushqimeve në dhomat e modeleve është ndërruar me ushqime që nuk i kalojnë 500 kalori në ditë.
Është e vështirë të jesh një engjëll i “Victoria’s Secret”!