Ermal Mamaqi, shoumeni i njohur shqiptar, ishte i ftuari i radhës në Forumet UET. Nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ai foli për rrugën e karrierës së tij. Nga një aktor humori në një prej emisioneve më të ndjekura shqiptare ‘Portokalli’, Ermali ia arriti të krijonte një emision të tij. Një producent, i cili duket qartë që po korr sukses me hapa të shpejtë duke qenë se është një prej figurave publike më të ndjekura.
“Nga Portokallia ndërtova biznesin ‘Ami Event’. Ndërtova këtë biznes që do pasoj nga disa biznese të tjera në vijimësi. Në vitin 2011 neve na u bë një ftesë nga VizionPlus, sepse edhe Genti me Julin patë problem me Portokallinë dhe u shkëputën dhe na ftuan të bëjmë ‘Apartamentin 2XL’ në atë televizion. Arritëm të kishim një sukses të jashtëzakonshëm. U futëm ditën e dielë dhe në një moment të këtij emisioni arritën të konkurronim edhe vetë ‘Portokallinë’, ishim tre veta kundër një ushtrie profesionistësh, e ndamë publikun në audiencë, pra ishim barazim. Më vonë më ndodhi sërish kjo gjendja që unë duhet të largohesha”.
“Për herë të parë e kam provuar veten si drejtues programi në një rol shumë të vogël tek ‘Dancing With the Stars’. Ami ishte prezantuesja kryesore, ndërsa unë si prezantues i vogël prapa skene. Nuk e besoja dot që mund ta bëja prezantuesin. Ju rrëfej që kisha shumë emocoion. Ishte viti 2012 dhe ka qenë Vera Grabocka e cila më uli një ditë dhe më tha. Unë shkova t’i thoja që të nesërmen kisha ditëlindjen dhe të festonim. Ke ditëlindjen nesër, më tha. Ishte data 20 mars, unë e kam ditëlindjen më 21 mars. Pse, tha, më 21 mars e ke. Po, i thashë unë. Ti more djalë mos puno më, ia hodhe, je ‘Dashi’ në horoskop dhe më pas më tha se dhe ajo e kishte në të njëjtën ditë me mua ditëlindjen. Kjo ishte një shkëndijë dhe unë thashë që me të vërtetë unë jam i suksesshëm. Ajo më tha një fjalë që ‘ti Ermal mund të jesh një nga shoumenët më të mirë’. Nuk kisha shumë besim tek vetja, por kur më tha Vera që do jesh ndër më të mirët, u habita. E lashë veten ta besoj dhe thjesht e bëra”.
“Dua të them këtë gjë. Mjafton një person, një shkëndijë që t’iu gërvishti atë diamantin që keni nën dhe dhe ju thjesht duhet ta gëzoni atë që keni brenda. Më pas unë thashë që mund të bëj drejtuesin e emisionit. Thashë përse mos të bëj një emision timin. Fillova të shikoj në internet duke kërkuar shembuj të ndryshëm dhe ajo që më goditi ishte një program dhe thashë ky është programi që dua të bëj. E fillova në Digitalb dhe pastaj përfundova në TvKlan”.
Ermal, humorin qe te ben ti e kane bere te tjeret para teje por jo ne TV. Eshte hunor ne shoqeri, pak banal qe i ben dhe te ftuarit e tu te ndjehen jo mire. Sa per veshjen le per te deshiruar. Apo ndoshta mendon se shkon me humorin? Me qe ra fjala, dobesohu pak dhe mos ha di hajvan…lol