Ermal Mamaqi, shoumeni i njohur shqiptar, ishte i ftuari i radhës në Forumet UET. Nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ai foli për rrugën e karrierës së tij.
Ndërsa u komentua dhe vazhdon të komentohet shumë largimi i Ermalit nga emisioni shqiptar i humorit ‘Portokalli’, ai u shpreh se ky emision vazhdon të mbetet lokomotiva e humorit shqiptar.
http://www.mapo.al/ermal-mamaqi-ne-forumet-uet-juli-dhe-genti-nuk-flasin-i-kam-ftuar/
Pas kësaj ai tregoi dhe arsyen se përse vendosi të largohej.
“Unë jam larguar nga Portokallia kur Portokallia ishte në kulmin e suksesit dhe grupi që ishim unë, Genti dhe Juli ishim në kulmin e suksesit. Ky ishte ai momenti kur unë bëra hapin e madh në jetë”.
“Ishte viti 2007 kur unë vendosa të jem financiarisht i pavarur. Domethënë kur unë vendosa që fitimet e mia pasive të ishin më të mëdhaja se shpenzimet e mia. Kush e kupton pak biznesin, e kupton se për çfarë po flas. Unë vendosa të bëj biznes. Ky ishte momenti kur dhe prindërit e mi më thonin që ti je çmendur. Çdo njeri që takoja më thoshte që ti je i çmendur që po lë Portokallinë. Njerëzit po ‘vriten’ që të futen këtu. Ti je në majën e suksesit. Por kjo është ajo që njerëzit e veçantë, që njerëzit e suksesshëm bëjnë. Kur ti prek majën e suksesit dhe ndjen që je në zonën e rehatisë, atëherë është momenti kur duhet të kesh frikë. Zona e rehatisë është ai momenti kur ti fillon të ziesh deri sa të vdesësh. Le ta krahasojmë me eksperimentin e bretkosës. Nëse e marim një bretkosë të gjallë dhe e hedh në një tenxhere me ujë të zier, ajo bie aty dhe do kërcejë. Po nëse e merr bretkosën dhe e hedh në tenxhere me ujë të ftohtë dhe e vë të ziejë dalëngadalë, bretkosa do të mbesë aty dhe do të vdesë sepse nuk e kupton gjendjen që po ndryshon. Kjo ishte ajo që po më ndodhte në Portokalli, fillova të kisha zonën time të rehatisë”.
“Aty vendosa që të shkëputem dhe të bëj biznesin ‘Ami Event’. Krijuam kompaninë që është një nga kompanitë më të mira të organizimeve të eventeve tani në treg”.
http://www.mapo.al/ermal-mamaqi-ne-forumet-uet-mesazhi-i-vera-grabockes-kur-nisa-si-prezantues/
‘Portokallia, lokomotiva e humorit’?! Mama qi ia ke futur kot. Eshte nje humor banal dhe nuk te ben per te qeshur.