Me sa duket femrat që i përkasin shenjës së Demit kanë cilësi mjaft të veçanta.
Të paktën kështu thonë astrologët.
Femrat që i përkasin shenjës së Demit nuk ankohen asnjëherë, sado keq të ndihen.
Ato janë emocionalisht shumë të forta dhe mund të përballojnë stres edhe në nivele të larta.
Vajzat e Demit janë të pavarura, nuk kanë frikë të marrin përgjegjësi dhe i çojnë deri në fund me sukses.
Ato janë besnike dhe mbajnë pranë vetes shumë pak njerëz. Japin dashuri dhe përkushtim, por e presin t’iu kthehet në të njëjtën formë.