Fotografitë e “STUNNING” kanë zbuluar një fis rrallë me rituale të çuditshme në Afrikë, ku të afërmit femra ofrojnë veten e tyre për t’u rrahur nga burrat, si pjesë e një rituali të kalimit të një djali nga fëmijëria në burrëri.
Imazhet e pabesueshme tregojnë anëtaret femra të fisit “Hamar”, me karakteristikat e tyre dalluese, duke përfshirë shenja dhe ornamente të vendosura në trup.
Një tjetër foto tregon shenjat nga të shtënat e një nëne të re nga fisi “Mursi”, e cila mban në krahë fëmijën e saj dhe me dorën tjetër një automatik “AK-47” (Kallashnikov).
Fotografitë e mrekullueshme u morën nga udhëheqësi i projektit dhe fotografi amator 29-vjeçar, Pongtharin Tanthasindhu në Luginën “Omo”, Etiopi, ku jetojnë të dy fiset e çuditshme.
Pongtharin tha se: Hamari është i famshëm për “ceremoninë e hedhjes së demit” e cila është “një pasazh kyç në udhëtimin e djalit në burrëri”.
“Armët përdoren si pjesë e traditës dhe ndoshta për të mbrojtur veten nga konfliktet fisnore”,- tha autori i fotove./The Sun/ Përgatiti: Mapo.al/