Forcat e Armatosura vijojnë të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Dibrës. Ministria e Mbrojtjes informon se pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve
Kështu mësohet se janë shpërndarë në bashkitë e qarkur Dibër rreth 200 shtretër, batanije dhe bazë materiale.
FA-të po shpërndajnë edhe pako ushqimore në zonat e prekura nga tërmeti. Prej 11 gushtit pas tërmetit, 19 familje në disa njësi adminiatrative jetojnë në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura. Ndihmat e shpërndara nga Forcat e Armatosura janë nga rezervat materiale të shtetit.