Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare është shfaqur sot në ditën e tretë të Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve.
Në edicionin e 21-të të panairit, Kadare është shfaqur nën stendën e “Onufrit” dhe ka promovuar librin e tij të radhës me titull: “Kur sunduesit grinden”.
Siç duket, ai ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Helena, ndërsa lexuesit e shumtë kanë qenë të pranishëm vazhdimisht për të shkëputur prej Kadaresë një autograf në librin e tij të fundit.