Koreja e Veriut festoi 70-vjetorin të dielën me një paradë të madhe ushtarake.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në paradë nuk u ekspozuan raketa balistike interkontinentale.
Turma u mblodh në sheshin kryesor të kryeqytetit për të ndjekur paradën më të madhe në vend.
Historikisht, Koreja e Veriut e ka përdorur këtë paradë ushtarake për të treguar raketat balistike, por nuk ndodhi kështu sivjet.
Këtë herë parada dhe festimet u fokusuan kryesisht tek objektivat ekonomikë të liderit Kim Jong Un.
Shumë media të huaja ishin ftuar për të ndjekur këto festime.