Një person i pajetë është gjetur në periferi të qytetit të Korçës. Sipas hetimeve të para, ai ka vdekur nga të ftohtët.
Burime që i referehen policisë, thanë se personi i moshës reth 53 vjeç, identifikuar si shtetasi Jani Poda është gjetur i pajetë në rrugën pranë fshatit Ravonik.
Ai ka qenë duke qarkulluar me biçikletë, por nuk është qartësuar akoma përse ka udhëtuar në kushtet e temperaturave të ulëta që dyshohet se i kanë ndalur jetën.
Priten hetimet e mëtejshme që do zbardhin rrethanat e vdekjes në periferi të qytetit.