Tensionohet situata në ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa banorët e Astirit janë përplasur me punonjësit e policisë.
Ka pasur hedhje të shashkave dhe tymuesve, teksa banorët po tentojnë që t’i afrohen Kuvendit. Hedhja e tymuesve ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje te qytetarët dhe efektivët e policisë.
Banorët e kanë ndezur situatën pas komenteve nga Edi Rama, që i ka përmendur shumë prej tyre në emër.