Ministri Francez i Kulturës, në një ceremoni të zhvilluar në Paris, i ka dorëzuar këngëtares se njohur titullin kalorëse. 34-vjeçarja u prezantua në mbrëmje e veshur me një fustan të shkurtër tepër tërheqës dhe çizme elegante, ndërsa Ministri Frederick Mitterrand i akordoi medaljen e Kavalieres së Urdhërit të Arteve dhe Letrave. Në cermoni e nderimit merrnin pjesë edhe prindërit Uilliam dhe Nidia, ndërsa motivacioni është për kontributin e saj 20-vjeçar në fushën e muzikës. Shakira u shpreh se ndihet veçanërisht e lidhur me Francën. “Jam shumë e lumtur për këtë titull, pasi gjithmonë jam ndierë shumë pranë vendit tuaj. E gjithë kjo dashuri që tregoni ndaj meje më bën të ndihem shumë e veçantë”, tha Shakira.