Francezi, i cili u kap duke goditur një oficer policie gjatë protestave të jelekverdhëve në Paris është identifikuar si një ish-boksier profesionist.
Ish-kampioni i peshave të rënda të Francës, Christophe Dettinger, u filmua në mënyrë të përsëritur duke goditur oficerin, i cili po përdorte një shkop dhe një mburojë, pasi protesta u bë e dhunshme në një urë në Parisin qendror të shtunën.
Videoja e incidentit u bë mjaft virale gjatë fundjavës, duke ndihmuar edhe identifikimin e boksierit nga policia.
Policia përmes një postimi në Twitter zbuloi se falë pamjeve të postuara në mediat sociale, sulmuesi ishte identifikuar.
“Zotëri, ju që keni goditur një koleg në tokë, jeni identifikuar. Si një boksier, ju nuk i respektoni shumë rregulla. Ne do t’ju mësojmë ato të kodit penal”, shkruhej krahas fotos së boksierit.
Monsieur, vous qui avez frappé un collègue à terre, vous êtes identifié. Pour un boxeur, vous ne respectez apparement pas beaucoup de règles. Nous allons vous apprendre celles du code pénal. @EmmanuelMacron @EPhilippePM @CCastaner @NunezLaurent @DGPNEricMorvan @prefpolice pic.twitter.com/zBNcD9kWMs
— Commissaires Police Nationale SCPN (@ScpnCommissaire) January 5, 2019