Ky është momenti kur një fshatar indian, kap për bishti një luaneshë të plagosur, për të treguar që ajo është gjallë.
Së bashku me një mikun e tij, personi i cili e ka filmuar, e kanë bërë videon për t’iu treguar rojeve të pyllit që kafsha e egër ishte e gjallë.
Kanu Vala, 29 vjeç dhe Shiva Lakhantra, 31 vjeç kanë qenë duke kaluar aty kur kanë parë kafshën të shtrirë.
29-vjeçari Vala e ka kapur luaneshën për bishti, ndërsa e ka ngacmuar dhe me një shkop. Aty ata kanë parë se ajo ishte gjallë.
“Ne morëm në telefon rojtarët e pyllit dhe iu treguam se kishim parë luaneshën të plagosur. Ne u treguam atyre edhe vendin. Më vonë na thanë se nuk e kishin gjetur dot vendin”.
“Pas rreth 5 orësh ne u kthyem në të njëjtën rrugë dhe sërish e pamë luaneshën aty të shtrirë. Më pas e filmuam për t’iu thënë rojtarëve që ajo ishte sërish gjallë dhe që ne po thonim të vërtetën”, ka treguar njëri nga dy të rinjtë indianë.