Gruaja e një efektivi policie në Durrës është gjetur e vrarë në banesën e saj. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar. Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se 47-vjeçarja M. Hajdari është vetëvrarë me armë zjarri, por blutë nuk përjashtojnë as pistën e vrasjes.
Po ashtu ka dyshime se nëna e dy djemve të rritur ka humbur jetën nga një plumb në kokë, ndërsa dyshohet se është përdorur arma e shërbimit të burrit. Raportohet se gjatë momentit të ngjarjes në banesën e punonjësit të policisë së Durrësit Sherif Hajdari ka pasur edhe persona të tjerë.
Mësohet se efektivi i policisë është thirrur në polici për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. Pavarësisht dyshimeve, policia po heton të dyja pistat, atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes.
“Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Polcisë.