Reshjet e borës që kanë përfshirë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës nga kontraktorët. Sa i takon gjendjes aktuale të rrjetit rrugor në të gjithë vendin, situata paraqitet si më poshtë:
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu. Situata në akset e këtij Qarku është përmirësuar ndjeshëm. Qarkullimi kryhet normalisht.
Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir, vetëm në segmentin Erind–Çajup, qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje të dobëta bore. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për përmirësimin e gjendjes në akse.
Në aksin Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, është punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhir.
Në aksin Boboshticë-Dardhë, nga km 5-14, qarkullohet me zinxhir. Në rrugën Ersekë-Leskovik, në zonën e Gërmenjit, qarkullohet me zinxhir.
Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë gjithë natës dhe deri tani ka reshje shiu dhe ne akset e Dajtit ka rreshje bore.
Po vazhdon puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës nga kontraktori. Segmentet Qafë Priskë – Qafë Mollë-Shëngjergj qarkullohet me zinxhir. Në Trau Dajt-Teleferik është punuar për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet me zinxhir. Akset e Dajtit, qarkullohen të gjithë me zinxhir.
Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në aksin Nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, ka pasur reshje bore. Trashësia e borës shkon 60 cm. Vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi pjesërisht me zinxhir.
Në segmentin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe K/Domaj-Draj Reç. Në punë janë 4 borëpastruese dhe 2 fadroma. Qarkullimi kryhet me zinxhir.
Në aksin Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Tani sapo është bërë e mundur hapja e rrugës dhe mjetet po kalojnë.
Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhir.
Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir. Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.
Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir.
Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir. Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir. Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Pukë-Fushe Arrëz-Fushë Dukagjin. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktori gjatë gjithë natës. Ne këto rrugë duhet të përdoren zinxhirët.
Në akset e Tropojës Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kernaje, Mejdan-Tropojë-Bucaj, ka pasur reshje bore me intensitet, dhe vazhdojnë edhe tani. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.
Në rrugën Fierë-B. Curri-Kam, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir. Në Qafë Laç-Koman ka pasur rreth 50 cm bore, qarkullohet me zinxhir. Në akset Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir dhe me kujdes./SCAN