Policia e Gramshit ka bënë në pranga së fundi shtetasin Ardian Elezi, 47 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë shtetasin D. T., 54 vjeç, banues në Gramsh, i cili ka qenë në krye të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.