Arrestohet Artan Kokonozi për dhunën e ushtruar ndaj përgjegjësit të OSHEE-së, dega Prrenjas.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.K, 46 vjeç, banues në Prrenjas. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr 2 , Prrenjas, ka goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së, dega Prrenjas, shtetasin R.K., 57 vjeç, banues në ‘Karriqi’, Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal”, njoftoi policia lokale.
Përgjegjësi i OSHE-së në qytetin e Përrenjasit është dhunuar fizikisht të martën nga një shtetas.
Ngjarja
Burimeve në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se, u godit fizikisht për shkak të detyrës Shefi i Grupit Operativ te OSHEE Prrenjas, Reshit Karriqi.
Artan Kokonozi i ka zënë pritë përgjegjësit të OSHE-së dhe në momentin që ai ka dalë nga zyrat e OSHSE- së ka nisur ti gjuajë me grushta dhe gurë.
Kokonozi ka rreth tre muaj që ka zaptuar pa leje një godinë që është në pronësi të OSHEE dhe e përdor si banesë.
Kokonozi dyshon se përgjegjësi i OSHEE-së ka ndërperë energjinë elektrike të godinës duke e lënë familjen e tij pa drita, pasi vetëm një natë më parë Kokonozit i është prerë energjia.
I nxehur me këtë që i ka ndodhur, ai i ka zënë pritë Reshit Karriqit i cili kthehej nga riparimi i një difekti dhe ka nisur ta dhunojë atë fizikisht.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë duke shuar sherrin.
Banorët pretendojnë se Kokonozi është i sëmurë mendor. Gjatë dhunës, ai edhe e fyente përgjegjësin e OSHEE duke e kërcënuar edhe nga familja./panorama.com.al/