Gjykata e Forlit ka shpallur sot të pafajshëm dy vëllezërit Demaj, si dhe bashkëpunëtorin e tyre, pasi akuzoheshin për një seri veprash penale. Vendimi u dha për Emanuel Demaj, një emër i njohur për policinë italiane, si dhe për vëllain e tij Erjon, duke i shpallur të pafajshëm.
I pafajshëm u shpall edhe Armand Mandreja, i mbrojtur nga avokati Alessandro Sintucci, ndërsa ata akuzoheshin për “rrëmbimit të personit” dhe për sulmin e armatosur me armë ndaj dy kushërinjve në një vilë në Castrocaro Terme (Forlì-Cesena), ngjarje e ndodhur kjo në 31 maji të 2013, duke grabitur bizhuteri vlera e të cilave u llogarit 30 mijë euro. ‘Ansa’ shkruan se prokuroria kërkoi për të pandehurit dënimin me nga 6 vite e 6 muaj burg për secilin, ndërsa gjykata vendosi t’i shpallë të pafajshëm.
EMANUEL DEMAJ, KREU I BANDËS SË SHQIPTARËVE ‘SHQIPONJAT E ZEZA’
Ndonëse ishte në burg, shqiptari kishte arritur të siguronte një celular brenda këtyre ambienteve dhe kjo u zbulua falë një fotoje që ai publikoi në rrjetin social ‘Facebook’. Emanuel Demajt kishte ftuar gjithë të dënuarit në ditëlindje, ndërsa pas aksionit të policisë u zbulua dhe celulari.