Pas grabitjes që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prokurorinë e Durrësit, organi akuzës ka reaguar për ‘’Fax News”.
Prokuroria shprehet elektronikisht për ‘’Fax news’’:
Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 eshte konstatuar nga ana e punonjesve te prokurorise se ne ambientet e prokurorise kishte nderhyrje nga persona te paidentifikuar, te cilet me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku eshte konstatuar se jane demtuar dhe marre pajisje elektronike qe rregjistrojne kamerat e sigurise, etj.
Po keshtu eshte konstatuar se keto persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre tjeter te ofocereve te policise gjyqesor. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private, ShPSRF.
Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.