Pashko, zotëria që u zëvendësua nga ‘o shok’, ‘o vëlla’, ‘o flori’…

dritan shanoNga Dritan Shano

Askush më mirë se Gramoz Pashko nuk përfaqëson vlerat përmes të cilave u  rrëzua sistemi komunist në Shqipëri. Ai ishte guximtar, ishte kundër mosbesuesve, dyshuesve, hileqarëve, konspirativëve, izolacionistëve, konformistëve dhe të nënshtruarve. Ai ishte për lirinë ekonomike, politike dhe shoqërore, pa kompromis.



Këto ide mund të jenë deformuar, sot ato mund të jenë në rrezik, por ato kanë mbetur të paprekura dhe gjithnjë frymëzuese brenda trashëgimisë që Gramoz Pashko ka lënë në shoqërinë shqiptare. Një trashëgimi që i mëson shqiptarët të mos kenë frikë nga liria. Të mos kenë frikë nga marrja e vendimeve për jetën e tyre, dhe të mos presin të pafuqishëm që këtë gjë ta bëjë shteti për ta. Që ata të kenë ide të vetat, të projektuara në të ardhmen dhe të pashqetësuar nga fantazmat e së shkuarës, edhe pse ato duken ende të fuqishme.

Përmes çmimit ‘Gramoz Pashko’ kemi dashur të bëjmë promovimin e mendimit liberal shqiptar, formatin politik, shoqëror dhe ekonomik të të cilit, Pashko me kontributin e tij e përmbledh më mirë, më plotë dhe më përpara se kushdo tjetër në Shqipëri. Askush nuk ndau ujërat me regjimin e vjetër qartazi si Gramoz Pashko kur tha se: kundërshtari ynë –Partia e Punës– mbështetet në pronën shtetërore, në luftën e klasave dhe në përçarjen kombëtare, ndërsa ne jemi kundër të triave, ne jemi për iniciativën e lirë dhe pronën private, për pajtimin dhe bashkimin kombëtar.

Gramoz Pashko ishte një nga mendjet që mbeten më të qartat për promovimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri. I vetmi ekonomist me një projekt dhe vizion të ristrukturimit të thellë të ekonomisë, përpara se ekonomistët e tjerë të hynin në autopilot duke thjesht ekzekutuar marrëveshjet me FMN-në. Idetë e Pashkos, në fakt, mbollën farën e kapitalizmit në Shqipëri. Privatizimet e para e projektuan Shqipërinë në të ardhmen dhe në më pak se 5 vjet sektori privat arriti të përbëjë 75 për qind të ekonomisë kombëtare, kur në vitin 1990, sektori privat ishte 0.

Që të jemi të qartë, idetë e Pashkos nuk ishin dhe nuk janë për qaramanët, shpirtlodhurit, asistencialistët, nostalgjikët apo punistët e përhershëm. Ato ishin dhe mbeten vetëm për guximtarët, për ata që e kuptojnë ç’ishte dhe mbetet përgjegjësia e vendimit personal dhe çfarë ishte iniciativa e lirë. Për ata që duan realisht të shkojnë në Europë. Ato ide e nxorën Shqipërinë nga varri i ekonomisë së planifikuar dhe i dhanë asaj ekonominë e tregut, iu dhanë të gjithëve lirinë dhe përgjegjësinë për të zgjedhur, për të riskuar, për të humbur, por sidomos për të fituar.

Por kur dhuna, statizmi, planifikimi po bëhen gjithnjë e më prezente në jetën tonë, promovimi i ideve për ekonominë e tregut, për lirinë e individit, është një detyrë patriotike që i shërben zhvillimit kombëtar. Sot që liria ekonomike është tkurrur në nivel proteste, sot kur ekonomia e tregut dergjet e shkelmuar nga korporatat politike, kur zotërinjtë, kur kapitalistët po zëvendësohen me “shokët”, me “o vëlla”, “o flori”, është shumë e rëndësishme të promovojmë idetë e lirisë individuale dhe ekonomike. çmimi “Pashko” është një mision intelektual, është një mundësi e shkëlqyer për ta bërë këtë gjë, sidomos kur standardi i ideve të Gramoz Pashkos ishte dhe mbetet një sfidë për shoqërinë shqiptare. Prandaj jemi këtu sot. Të guxojmë!

*Fjala e mbajtur në ceremoninë për dhënien e çmimit “Gramoz Pashko” nga Fondacioni për Liri Ekonomike, për punimin më të mirë doktoral me frymëzim liberalizmin ekonomik.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252