Një vajzë e mitur 11 vjeçe është aksidentuar nga një autobus. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (6 nëntor) në fshatin Drizë të Gramshit.
“Shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksiduar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh. E aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjrndje të rëndë shëndetësore”, sqaron policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.