Grida Duma është shfaqur kritike ndaj kryetarit si institucion në një interviste tek Arian Cani, një ditë para mbledhjes së Këshillit Drejtues të PD.
Duke bërë kujdesin e duhur, Duma ka folur se njerëzit s’duhet të presin e të ecin përpara në PD vetëm nëse i pëlqejnë ose jo kryetarit.
Duma ka vënë theksin se duhet garë e vërtetë.
Po ashtu, ajo ka përmendur shpesh, se nuk duhet më që kryetarët e partive në vend të sillen si pronarë të forcave politike.
Duke u ndalur tek emrat që janë propozuar nga Basha për nesër, për drejtimin e PD, Duma është shprehur se ata janë më shumë teknikë, se sa politikë.
Grida Duma nuk do të jetë më sekretare e Marrdhënieve me Publikun në PD, prej riorganizimit të ri. Ajo konkuron nesër për të qene anëtare e kryesisë së PD./gazetamapo.al/