Hera e fundit ishte 2008-ta, euro zbret pikiatë nën 123 lekë…

Monedha e përbashkët, euro vijoi edhe sot nënçmimin në tregun e këmbimit duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë.

Sot në një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor.



Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur 11 lekë, me një nënçmim prej 8.2%. Kjo është rënia më e fortë vjetore që prej vitit 2004.

Rënia e euros, në një kohë që në bursa ajo është relativisht e fortë, po tërheq edhe dollarin. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 107.93 lekë, duke rënë me 0.25 lekë. Jo vetëm dollari, por të gjitha monedhat e tjera sot shënuan rënie ndaj lekut, sipas kursit zyrtar të Bankës.

Ekspertët e agjencive oferta e shtuar në euro. Në dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve po shoqërohet në kahun e kundërt me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët dhe një stepjeje që është krijuar nga protestat e vazhdueshme dhe bllokimet e rrugëve.

Një faktor që po ndikon prej muajsh është niveli i ulët i qarkullimit të monedhës vendase. Ky fakt konfirmohet dhe nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, paraja gjithsej në ekonomi, ndryshe agregati M3 shënoi rënie gjatë muajit tetor në raport me tetorin e vitit 2017, duke u tkurrur me 1.2 miliardë lekë ose -0.10%. Krahas ofertës së shtuar të eurove në tregun e lirë (niveli i të cilave nuk matet dot nga Banka e Shqipërisë), qarkullimi i ngadaltë i lekut vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që po forcon monedhën vendase përtej pritshmërive.

Teksa burimet e hyrjes së të cilës të paktën në tremujorin e tretë nuk justifikohen zyrtarisht. Në tremujorin e tretë, deficiti i llogarisë korente, sipas statistikave zyrtare ishte minus 146 milionë euro, nga minus 143 milionë euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që euro me zor u stabilizuar afër 126 lekëve, pas shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në qershor-gusht dhe nisi rënien që kur Banka e la sërish kursin e lirë. Edhe në tremujorin e parë deficiti korente ishte në përkeqësim dhe vetëm në të dytin ai u përmirësuar, çka nënkupton se në Shqipëri po hyn jo zyrtarisht një sasi e lartë eurosh në gjendje të ndikojë kursin. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”. /Monitor/

Euro

Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252