Një person është mbytur në ujërat e lumit Mat. Mësohet se viktima është Arben Marku, rreth 46 vjeç.
Dyshohet se ai është futur në lumë për tu larë duke u hedhur nga Ura e Shkopetit, por nuk ka dalë më prej aty.
“Rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur Ura e Shkopetit (urë pasarelë) dhe nuk ka dalë në breg”, njoftoi Policia.
Vazhdojnë kërkimet nga forcat policore për gjetjen e tij, shtuan të njëjtat burime.