Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, u bënë prindër për herë të parë.
Xhensila solli në jetë vogëlushen Ajka, për të cilën çifti ka treguar se ndihen në qiellin e shtatë.
Vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Ajkës, Besi i ka bërë Xhensilës dedikimin më të bukur të dashurisë.
Ai publikoi në Instastory një foto ku shfaqet krah partneres dhe krahas postimit ka shkruar: “I bekuar me ty, i dashuruar me ty, jam me fat. Më e bukura. Përveçse se je skifterja e zemrës, je kasaforta më e vlefshme, më ke sjellë Ajkën e jetës.”