Arrestimi i Valentin Selaj, si pjesë e një grupi të madh të trafikut të drogës nga Holanda në Itali, bëri që mediat italiane të shkruajnë shumë edhe për të dashurën e tij, prezantuesen e njohur dhe bukuroshe Viola Spiron.
Ato e cilësojnë vajzën e ekranit shqiptar, si mbulesë perfektë për njerëz që merren me aktivitete të paligjshme, ndërsa shkojnë deri aty sa vërejnë me imtësi çdo postim të sajin në Facebook.
ARTIKULLI I PLOTË PËR VIOLA SPIRON
Ajo nuk ka asnjë faj. Përveç se është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë.
Viola është një nga femrat më të famshme dhe më të pëlqyera në Shqipëri. E shohim shpesh në kopertina, bën rolin e aktores, modeles, prezantueses. Me pak fjalë një mbretëreshë mode që ishte mësuar me jetën e bukur, pa e kuptuar që i dashuri i saj shqiptar ishte një nga gjashtë të arrestuarit për kapjen e të cilit u vë në lëvizje gjysma e policisë së Europës.
Ajo është gjithnjë e ndjekur nga paparacët e preferuara e ekraneve, e dëshiruara e meshkujve, por jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për sete fotigrafike.
Sa për operacionin, ajo s’ka të bëjë fare, por një ditë pas operacionit të policisë ku iu arrestua i dashuri postoi në rrjetet sociale ku ndiqet nga miliona njerëz, dy imazhe të trishtuara. Që nga ai moment ajo nuk buzëqesh më.