Prej një muaji, një i dënuar ka lënë ambientet e lënë ambientet e burgut të Drenovës, pasi kishte marrë leje nga drejtoria, por nuk është kthyer më. Shtetasi Hisni Myrtishi vuante dënimin në burg për trafik të lëndëve narkotike.
Pasi ka marrë leje nga IEVP e Korçës, Myrtishi ka shkuar në shtëpinë e tij, por nuk është rikthyer në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, pas përfundimit të afatit.
Hisni Myrtishi, të cilit i kishin mbetur edhe 2 vite burg për të shlyer, dyshohet se mund të jetë larguar ilegalisht në Maqedoni.
Sakaq, pas informacioneve të marra, policia shqiptare dhe ajo maqedonase janë vënë në kërkim të tij.