I gjetën armët në shtëpinë e Durrësit, kush është fieraku emigrant në SHBA…

Apartamenti prej 48 metrash katrorë në pronësi të 56-vjeçarit nga Fieri i shpallur në kërkim policor, Xhevahir Lushka, gjendet në pjesën veriore të pallatit shumëkatësh.Baza e bandës kriminale që ka operuar e është strehuar, është vetëm pak minuta larg nga qendra e Durrësit, në rrugën dytësore nga ana e kodrës, që lidh zonën turistike të Durrësit me Golemin pasi kalon tunelet e ndërtuara në kohën e sistemit komunist. Duke vijuar rrugën e ngushtë pranë një blloku me pallate të reja vijon rrugën lart në kodër. Rreth 300 metra larg nga rruga kryesore gjendet pallati i madh ku në katin e gjashtë gjendej apartamenti.

Një zonë shumë pak e frekuentuar nga banorët në tre stinë përveç verës. Pothuajse e gjithë zona me ndërtime të reja shërben si apartamente të dyta për pushime nga banorët e kryeqytetit dhe të Kosovës. E gjithë zona mbetet jashtë vëmendjes së njerëzve për shkak se edhe në stinën e verës aty vijnë pushues ditorë apo qiraxhinj.



Rreth orës 2 e 30 minuta të së hënës datë 28 maj një grup personash me inspektorë të një zyre përmbarimore, të krimeve, të njësisë administrative, kanë shkuar për të vënë nën sekuestro një apartament i cili i përkiste shtetasit Xhevahir Lushka nga Mbrostari i Fierit me banim në Linzë të Tiranës.

Pronari i apartamentit nuk ishte paraqitur asnjëherë në gjyq, dhe asnjëherë nuk ishte gjetur për t’u lajmëruar nga policitë e tre qyeteve, Durrësit, Tiranës dhe Fierit, për procesin gjyqësor të hapur ndaj tij nga një bankë e nivelit të dytë ku Lushka ishte debitor. Ai dyshohet se është emigrant në USA. Në banesë policia sekuestroi :

  1. 1 snaiper;
  2. 1 automatik
  3. 1 pistoletë
  4. 4 sileciator
  5. krehera me fisheke
  6. nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
  7. fenelina, mjete dhe veshje policie;
  8.  kapuça.

Të gjitha këto sende u janë dërguar për të mbledhur provat që do të çojë policinë në identifikimin e autorëve.

Do i sekuestronin shtëpinë, por situata doli nga parashikimi. Ja fotot nga banesa e emigrantit në SHBA

Dalin fotot nga banesa e cila do te sekuestrohej nje dite me pare ne Durres, por brenda saj u gjeten arme e droge.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e personit qe e ka ne pronesi shtepine ne te cilen sot Permbarimi qe shkoi ta sekuestronte per llogari te nje banke, e u gjeten arme e droge. Sipas bluve, “apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., 56 vjec i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij”.

NJOFTIMI

Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit

Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1 snaiper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
– krehera me fisheke
– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.

Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.

Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252