Ermir Idrizllari quhet i riu që arriti t’i largohet policëve me pranga në duar në Sarandë. Idrizllari dyshohej se i kishte marrë me dhunë një personi rreth 30 mijë lekë të reja.
Në momentin që shoqërohej në rajon me furgonin e policisë, Ermir Idrizllari me pranga në duar ka mundur të hapë derën e furgonit dhe të largohet me vrap.
“U shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Por gjatë kontrollit të shtëpisë së të riut, policia ka vënë në pranga babain e tij, Mustafa Idrisllarin. 56 vjeçarit iu gjetën në banësë 22 kilogram kanabis.