Një shqiptar u vra në burgun e Koridalosit në Greqi. Bëhet fjalë për Albert Bakun, një person i njohur për krimet e tij të tmerrshme në Greqi.
Ai kishte plagosur 14 persona në një lokal në Pire në vitin 2014.
Jo vetëm kaq, Baku dyshohet se qëndronte pas tentativës për vrasjen e avokatit Antonopulos dhe se kishte porositur vrasjen e avokatit Mikalis Zafiropulos.
Informacionet e para tregojnë se i burgosuri shqiptar ishte transferuar së fundmi në burgun Koridalos në pritje të nisjes së gjykimit për vrasjen e Zafiropulos.
Ka dyshime se një grup rival e dinte për transferimin dhe i kanë bërë pritë në burg. Mendohet se vrasja e tij ishte një ekzekutim me pagesë.
Të gjithë të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje të organizuar.
Baku ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas.
Në këtë faqe me profil nacionalist shfaqeshin grupime të armatosura, të cilat promovonin Shqipërinë Etnike dhe shprehin revoltën e tyre për policinë greke.