Presidenti i Lazio-s Claudio Lotito ka rinovuar kontratën e drejtorit sportiv të Lazio-s deri në vitin 2020 me opsion për dy vite të tjera shtesë. Një operacion i mbyllur në kohë pasi këto ditë skadonte kontrata e mëparshme, i bërë publik nga vetë Presidenti Lotito.
10 vite më parë ishte po vetë Presidenti që e donte si njeriun numër 1 në merkato teksa Tare përfundonte karrierën si futbollist tek Lazio. Rinovimi i Tares është i rëndësishëm për strategjitë e klubit në një kohë që pritshmëritë janë më të mëdha.
I jepet kështu vazhdimësi programit të këtyre viteve të fundit pas disa blerjeve eficente të shqiptarit, si Milinkovic,Luis Alberto e Immobile. Edhe pse ofertat ishin të shumta nga klubet e tjera, Igli Tare vendosi të qëndrojë tek Lazio. Shqiptari do të përfitojë diçka më shumë se 1 milion euro euro në sezon, me të drejtë rinovimi edhe për 2 sezone të tjera.