Së paku 168 persona janë vrarë dhe 745 janë plagosur pas një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi, njoftuan autoritetet zyrtare.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive tha se qindra ndërtesa u dëmtuan nga cunami i të shtunës. Sipas saj, shkaku i cunamit ishte rrëshkitja e dheut nën det pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa.
Ngushtica midis ishujve Java dhe Sumtra lidh detin Java me oqeanin Indian.
Numri i të vdekurve pas cunamit, që ndodhi në orën 21:30 me orën lokale ose 14:30 GMT të së shtunës, ka gjasa të rritet më shumë. Vdekje janë raportuar në rajonet Pandeglang, Lampung dhe Serang.
Ndër zonat e goditura ishte resorti në plazh në perëndim të Java. Nuk kishte pasur paralajmërim për valët.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë sesi një valë e madhe u përplas mbi një tendë të resortit në të cilin një bandë rroku indoneziane, e njohur, Seventeen, ishte duke interpretuar. Anëtarë e bandës u zhdukën pasi vala shkatërroi skenën.
Në një video në Instagram, këngëtari Riefin Fajarsyah tha se basisti dhe menaxheri i bandës kishin vdekur, ndërsa tre të tjerë dhe gruaja e tij, ishin të zhdukur.
Zëdhënësi kombëtar i agjensisë së fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho tha se kishte pasur dy valë./SYRI.NET/