ISIS vazhdon me kërcënimet. Kësaj herë “viktimë” ka qenë Lionel Messi. Organizata terroriste ka postuar së fundmi një poster ku shihet ylli i Argjentinës, Lionel Messi duke u ekzekutuar.
Messi shfaqet në poster i gjunjëzuar para një xhihadisti të maskuar në një stadium të mbushur me tifozë.
Xhihadisti ka të varur në qafë një bombë, ndërsa ky është kërcënimi i disatë i ISIS kundër Kupës së Botës.