Tre “serbë”, të cilët parqiten me nofkat “Srpskabraca”, “Çetnik”, “Delije”, na paskan bërë një plan për të vrarë me thikë Ismail (Ballist) Morinajn, në stadiumin e Shkodrës ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Këtë plan ata na e paskan paraqitur në Facebook deri në detaje. Planin serb për vrasjen e Morinajt na e paska zbuluar sektori informativ, domethënë i inteligjencës i organizatës “Ylliria”, të një personi nga Shkupi që paraqitet me nofkën “Mollos Parthini”, i cili pretendon se ka qenë me Morinajn në Beograd kur ky ngriti dronin. “Ylliria” publikon edhe bisedën mes tre serbëve në Facebook.
Çka të bën përshtypje nga biseda është se “atentatorët” serbë as që e përmendin Morinajn me emrin e tij, “Ismail”, por e quajnë atë “Ballist”, pra me nofkën që përdori ai vetë kur mori përsipër ngritjen e dronit në Beograd, jo me deklarim të drejtpërdrejtë, por me thënie nënkuptuese. Kryeministri serb gjatë vizitës së tij në Tiranë tha se dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri e ngriti një person me emrin “Ismail”, por nuk ia përmendi mbiemrin. Tre “serbët” që supozohet të kenë bërë plan për vrasjen e Morinajt, bëjnë kinse nuk dinë emrin e Ismailit. Pse këta serbë nuk thonë qartë se duan të vrasin Ismail Morinajn, që është emri i këtij personi, i publikuar tashmë mijëra herë në gazetat e portalet serbe që prej tetorit të kaluar? Çuditërisht “atentatorët” serbë bëjnë lojën e Morinajt.
Sipas bisedës që tre “serbët” bëjnë në Facebook, ata thonë se secili prej tyre duhet t’ i ketë nga 300 euro kur të hynë në Shqipëri. Përse qenkan problem paratë për ta kur organizata e “Mollos Parthinit” na ka dhënë disa muaj më parë “lajmin” se një biznismen serb ka ofruar një shpërblim prej një milion euro për vrasjen e Morinajt? Ata mund të kishin kontaktuar me këtë biznismen dhe të merrnin prej tij një parapgim. Gjithsesi duhet të kishin kontaktuar për t’ u pajtuar për marrjen e shpërblimit pas vrasjes, se nëse do të ndodhte vrasje atë do ta merrnin përsipër mijëra serbë, për të marrë shpërblimin. Merret vesh, “Mollos Parthinit” i ka dalë nga mendja gënjeshtra që ka thënë disa muaj më parë, për shpërblimin që ka vënë biznismeni serb për vrasjen e Morinajt.
Nuk kuptohet se përse tre “atentatorët” serbë kërkojnë ta vrasin Morinajn në rrethanat më të vështira të imagjinueshme, në stadiumin e Shkodrës, në ndeshjen Shqipëri-Serbi, në mes të tifozëve dhe policëve shqiptarë?! Kur “atentatorët” serbë mund ta kishin vrarë shumë më lehtë Morinajn në Itali, ku ai është rezident. Në të vërtetë, asnjë tifoz serb nuk mund të bëjë plan për vrasjen e Morinajt në stadiumin e Shkodrës, për arsye se çdo serb e di se nuk do të ketë ndeshje Shqipëri-Serbi të luajtur në Shkodër. Ashtu siç e di çdo tifoz shqiptar që Serbia nuk do të vijë të luajë në Shkodër pas asaj që ndodhi në Beograd tetorin e kaluar. Ndeshja do të luhet në një fushë asnjëanëse, madje pa tifozë, pasi asnjë vend pranon të ketë të bëjë me tifozeritë e dy palëve në një ndeshje të tillë. Këtë gjë e kemi dhuratë nga Morinaj dhe “Parthini”.
Përveç vrasjes së Morinajt, serbët, sipas “Ylliria”-s të “Mollos Parthinit”, na paskan bërë plan që në 8 tetor në Shkodër të ngrenë në kështjellë edhe një flamur me hartën e Serbisë së Madhe, që përfshin edhe troje të Shqipërisë. Kjo është një gënjeshtër e trashë. Një flamur i tillë serb nuk ekziston deri më sot. Serbët, ndonëse e duan Serbinë e Madhe, dhe i adhurojnë hartat që e paraqesin atë, megjithatë nuk e shëmtojnë flamurin e tyre kombëtar. Që të vendoset një hartë në flamur, duhet të deformohet flamuri dhe serbët nuk e kanë bërë kurrë këtë gjë.
Morinaj dhe “Parthini” i sajojnë këto histori me “atentate” dhe me “flamurë të Serbisë së Madhe”, për të ricikluar kultin që u krijua për Morinajn në ditët pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ata e ndjejnë se ky kult nga nisur të rrënohet nga rritja e dyshimit kolektiv te shqiptarët për atë se si mundi ta kryejë Morinaj aktin që pretendon se ka kryer në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipërisë, në rrethanat e masave të sigurisë të asaj dite. Se kështu ndodh gjithmonë në raste të tilla. Pas nxehtësisë së entusiazmit që pranon gjithçka si të vërtetë, vjen ftohtësia e dyshimit, kthjellimi, aq më tepër kur ky nxitet me fakte.
I gjithë teksti që ka publikuar “Mollos Parthini” duket se është konceptuar nga shërbimet e fshehta maqedone, për të cilët dihet se janë në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e fshehta serbe. “Mollos Parthini” nuk është gjë tjetër veçse një agjent i shërbimeve të fshehta maqedone, të cilët e kanë vënë në shërbim të Serbisë. Përse nuk del ky “Mollos Parthini” me identitetin e tij të vërtetë dhe të flasë me detaje për rolin e tij si ndihmës i Morinajt në ngritjen e dronit në Beograd? Përse trembet “Parthini’ kur as ndaj Morinajt nuk ka një urdhër arrestimi nga Beogradi? Apo “Parthini” trembet nga “atentatorët” serbë të Facebook-ut?
Mediumet shqiptare, e posaçërisht gazetat e portalet e marrin si të mirëqenë lajmin e sajuar e të ofruar nga “Parthini” e Morinaj dhe e publikojnë atë, pas asnjë koment, pa asnjë analizë. Kjo do të thotë se iu shërbejnë Morinajt dhe “Parthinit” si mjete propaganda pa pagesë.
Ketij njeriu (Myftarajt) i ka ikur fare fiqiri i kokes. As skuqet dhe as zverdhet me nga brockullat e tij qe i leshon me oke ngado qe cfaqet. Me sa duket serbet ja kane vene kemben ne nje kepuce laramanit Myftaraj duke e detyruar te mbai leksione kunder Morines. Edhe kete rradhe po bene rolin e 007 qe i di te gjitha dhe sigurisht shqiptaret duhet ta besoin kete idiot te pa pergjegjshem.
Di njeri se ku punone ky njeri gojepjerdhur qe mbane gjithe shqiptaret neper goje? Kushe e ushqene, a ka punuar ndoinjehere ne jeten e tij ? Ku i gjene burimet e te ardhurave ky palaco cirku qe gjithe diten e kalone duke u mare me thashetheme dhe sulme kunder shqiptareve?