Leo Messi mund të mos luajë në miqësoren e mbrëmjes së sotme që Argjentina do të luajë kundër Italisë në “Etihad Stadium” për shkak të një shqetësimi muskulor.
Nuk duket asgjë shqetësuese, por prania e numrit dhjetë të Barcelona-s në takimin e sotëm nuk është aspak e sigurt.
Trajneri Sampaoli mund të vendosë të mos rrezikojë dhe ta lërë pushim argjentinasin.
Në rast se Leo nuk do të luajë, vendin e tij do ta marrë ish-mesfushori i Inter Ever Banega.