Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, është paraqitur sërish sot në gjyq, në Gjykatën e Tiranës, e cila pritet të rivendosë në afat ankimimin në Apel për çështjen e ngritur prej tij, atë të rihapjes së dosjes “Hajdari”.
Ndryshe nga hera e parë, këtë radhë Haxhia është prezantuar vetëm me një këmishë të bardhë dhe pa xhaketë, raporton Panorama.
Pasi ka hyrë në gjyq, ka përshëndetur me dorë nga salla dhe me pas ka shkëmbyer disa fjalë me avokatin e tij.
Trupa gjykuese, që drejtohet nga gjyqtari Besnik Hoxha, tha se gjykata është njohur me dosjen dhe kërkesat e palëve.
Në seancë foli edhe vetë Haxhia, i cili akuzoi sërish ish-kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1 mln euro për eliminimin e tij.
“Nëse bëhet rigjykim, do ta provoj këtë”- tha Haxhia në gjyq.
mapo mbron kriminelet se bashku me ramen,per ket vrases as nji lek nuk shperdoron berisha kurse ranma po qe e paguan nje miljon si mapo.