Audi po bëhet gati për të hedhur në treg supermakinën A9.
Për t’i paraprirë kësaj, Audi sjell “Prolongue Avant”, që tregon se si do jetë pak a shumë makina.
Këtë herë ata kanë sjellë versionin kombi.
Makina është 5.11 metra e gjatë, diçka më shumë se versioni kupe.
Makina është 1.4 metra e lartë dhe ka një motor V8.
Në total makina ka 455 kuaj fuqi.
Versioni me motor elektrik ka 136 kuaj fuqi.
Kombi kap 100 kilometra në orë për 5.1 sekonda.
Ajo arrin shpejtësinë maksimale prej 250 kilometra në orë.
Versioni elektrik mund të ecë me energji për 54 kilometra.
Për herë të parë do ekspozohet në Gjenevë më 5 mars.
Në këtë ditë nis një nga panairet më të famshme në botë për makina.