Ja pse mund të digjet Xhoxhaj, nxehet gjyqtarja: Gjithçka e kam të ligjshme

Në një kohë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, vjen reagimi i kësaj të fundit.

Nga salla ku po zhvillohej seanca, Xhoxhaj teksa rrëzoi poshtë pretendimet se ka fshehur pasurinë, tha se gjithçka është e ligjshme.



“Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme”.

Sipas saj, llogaritjet e KPK janë të bëra keq.

“Kam paraqitur prova të plota për të ardhurat. Më keni ngarkuar barrë prova duke mos njohur mirë ligjin dhe pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. S’e njihni ligjin”, ka thënë ajo, ndërsa u tregua tejet agresive, raporton News24.

Në emër të Altina Xhoxhajt foli edhe avokatja, që iu referua raporteve të ILDKPKI, që e cilësojnë të justifikuar pasurinë e klientes së saj.

“Presim që gjyqtarja Altina Xhoxhaj të konfirmohet në detyrë sepse raportet e ILDKPKI thonë që deklaratat dhe pasuritë janë të justifikuara. ILDKPKI thotë që nuk ka fshehje pasurie”, tha ajo.

Avokatja u shpreh gjithashtu se gjyqtarja justifikon edhe udhëtimet, pasi veç të ardhurave nga puna në Gjykatën Kushtetuese, ka punuar edhe si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e cila ishte e pranishme në seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj tha se ajo është një ndër gjyqtaret me korrekte.

Duket se gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj do të jetë “viktima” e radhës e sitës së vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, thotë se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.

Gjithashtu, për KPK deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë.

Edhe në shqyrtimin profesional, KPK përmend denoncimin e një shtetasi me inicialet B.C., i cili është dënuar nga babai i Altina Xhoxhajt, gjithashtu gjyqtar, por në Gjykatën e Apelit. Ky shtetas është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, ku çështja e tij është shqyrtuar nga pikërisht nga Altina Xhoxhaj.

KPK ka gjetur gjithashtu edhe zbardhjen me vonesë të arsyetimeve të vendimeve, si dhe raste të zgjatjes së afateve për dosje në gjykim.

Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut.

Trupa gjykuese për Xhoxhajn kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.

Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.

Vitore Tusha arriti të kalojë vetingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252