Janari i vitit 2019 erdhi i ftohtë dhe në prani të reshjeve të dëborës.
Temperaturat kanë arritur disa gradë nën zero dhe vendi është mbuluar nga dëbora.
Kjo është si pasojë e ardhjes së masave ajrore polare duke përfshirë të gjithë rajonin madje duku u afruar deri në veri të Afrikës.
Ndërkohë pritet që të ditët në vijim temperaturat e ulëta të shkojnë deri në -13 gradë celsius, ndërsa vlerat normale të temperaturave pritet të rikthehen pas një jave.
E premtja duket se do të jetë dhe dita ku i gjithë territori i Shqipërisë do të ketë reshje dëbore, madje pjesë e kësaj situate pritet të jetë edhe kryeqyteti.