“Me mijëra persona kanë hyrë në garë për të fituar një biletë falas te i famshmi ‘Ishulli i Seksit’”, thanë organizatorët.
Bëhet fjalë për një udhëtim katër-ditor te një ishull misterioz në Karaibe, ku bileta kushton zakonisht 5000 euro, dhe pjesëmarrësve u ofrohet alkool pa kufi, seks e madje edhe përdorim droge. Vetëm 50 vende janë të lira.
Ky eveniment që ka marrë shumë kritika për shthurjen që ofron, organizohet nga një kompani kolumbiane turizmi. Për t’u bërë pjesë e lotarisë, pjesëmarrësit duhet të blejnë diçka nga faqja e tyre e internetit.
Fituesi shpallet më 1 Dhjetor.
Pushimet bëhen në një ishull tropikal ku thuhet se lejohet përdorimi i drogës, por do të ketë dhe shëtitje me jaht.
Turistët do të kenë nga dy punonjëse seksi që do t’i shoqërojnë gjithë ditën, plus pjesëmarrje në orgji.
Një njujorkez që mori pjesë vjet, tha se mes turistëve ishin dhe dy muzikantë të njohur kanadezë.
Pushimet zakonisht kushtojnë 5000 euro. Pranohen vetëm 50 veta. Në ishull do të jenë 100 punonjëse seksi, nga dy për secilin turist.
Një turist tha se pjesë e ofertës ishte pjesëmarrja në orgji me 15 persona. Në garë futet kushdo që blen diçka nga faqja e internetit të kompanisë.
Blerjet përfshijnë jastëkë, peshqirë, këllëfë celulari, etj. Kompania premton se gjatë ditës do të organizohen lojëra të ndryshme erotike. E gjithë përvoja zgjat katër ditë.
Vjet u organizua në një ishull pranë Kolumbisë. Sivjet është ende e panjohur vendndodhja.