“Kampi i Tepelenës”/ Ish- të përndjekurit ekspozitë në Tepelenë

Ndërsa Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave Naziste-Leniniste është duke afruar, në Kampin e Tepelenës është çelur një ekspozitë më material dhe dosje të të përndjekurve në zonën e Tepelenës, të cilat dokumentojnë regjimin e ashpër totalitar komunist.

Janë një seri dokumentacionesh, dosje hetimore gjyqësore të personave që janë përndjekur në këtë zonë, lista me përndjekje, regjistra përpunimi që tregojnë se si i përndiqte Sigurimi i Shtetit qytetarët e Tepelenës dhe formularë, që tregojnë se si sigurimi punonte me njerëzit asokohe.



Sipas kryetarit të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika tepelenasit nuk ishin bashkëfajtorë siç duan që t’i bëjnë autorët e krimeve të komunizmit, por bashkëvuajtës.

“Në mënyrë diabolike individë janë munduar të bëjnë bashkëfajtorë banorët e Tepelenës në atë që ka ndodhur në kampin e Tepelenës. Por ata s’janë bashkëfajtorë, atyre ua sollën në derë atë krim, s’është krim i tyre”, u shpreh ai.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga bërja publike e letrës të ish-kongresmenit amerikan Joseph Dioguardi, nëpërmjet të cilës i kërkon kryebashkiakut të Tepelenës të anulojë vendimin për kthimin e ish-kampit të internimit të Tepelenës në “Aushvicin shqiptar” vjen edhe reagimi i ish-të përndjekurve.

Unë jam i shokuar dhe i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për ta kthyer qytetin tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës në “Aushvicin shqiptar”, shkruan Dioguradi në letrën e tij drejtuar kryetarit të Bashkisë Tepelenë.

Pas kësaj menjëherë kanë reaguar edhe ish- të përndjekurit. Uran Kostreci, ish- i burgosur, në fjalën e tij deklaroi se e gjitha është propagandë politike për të fshehur dëmin e së shkuarës.

“Janë vrarë fëmijë. Po bëhet propagandë nga komunistët për të fashitur dëmin që kanë bërë në Tepelenë”, shprehet ai.

Ndërsa synimi i kësaj ekspozite është dimensionimi i figurave dhe përballja me të shkuarën, drejtoresha, Gentiana Sula thotë se ekspozita e shfaq Tepelenën si çdo qytet tjetër shqiptar që është mundur të përballojë dhunën që vinte prej regjimit.

“Nuk mund të rrinim pa vënë në dukje se Tepelena ashtu si gjithë qytetet ka rezistuar ndaj totalitarizmit”, shprehet ajo.

Ndërsa letra e ish-kongresmenit Diguardi e cilëson këtë ekspozite si ekspozita që e njollos emrin dhe historinë e qytetit të Tepelenës, studiuesi Sadik Bejko u mundua të ndante historinë dhe heronjtë e rënë për atdheun nga dëshmia e gjallë e terrorizmit komunist, ashtu sikurse në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.

“Tepelena ka heronjtë e vetë të luftës, të cilët gjithmonë do respektohen. Ka njerëzit e përndjekur nga diktatura, ka një kamp të tmerrshëm që s’ka lidhje me heronjtë që kanë dhënë jetën për atdheun në Tepelenë. Ky kamp dëshmon terrorizmin e diktaturës”, u shpreh Bejko.

Ekspozita përkon me datën 23 gusht, e cila është Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave Naziste-Leniniste. Në kuadër të ngritjes së memorialit të kampit të punës së detyruar në Tepelenë kjo datë do të përkujtohet edhe në Tepelenë.

Në këtë datë do të ekspozohen dosjet hetimore të personazheve kryesore të Kryengritjes së Zhapokikës në gusht të 1948. Gjithashtu, në ekspozitë do të shfaqen treguesit alfabetikë që mbante Sigurimi i Shtetit për të përndjekurit në zonën e Tepelenës; statistika të të burgosurve të 1945, të Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarët në kufi, raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit të Kampit të Bënçës./Mapo.al/

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252