Ndërsa po bën një tur botëror për albumin e saj “Prismatic”, këngëtarja britanike Katy Perry ka gjetur pak kohë që të çlodhet me miqtë e saj në një plazh të Sidnej, në Australi.
30-vjeçarja Perry ka qenë me disa miq të saj në një jaht në limanin e Sidnej, duke marrë rreze dielli.
E veshur me një palë bikini ngjyrë rozë, Katy ka shfaqur format e saj natyrale, ndërsa bisedonte me miqtë dhe hante një akullore.
Katy është pa dyshim ndër të paktat yje të botës së shoubizit që duket njësoj e bukur edhe pa ndërhyrjen e kirurgjisë, apo vendosjen e make-up.