Kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në Twitter thekson se deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka kërkuar që të arrestohen studentet që s’pranojnë militantët e PD në protestë.
Në mesazhin e tij, Rama ka kujtuar se Strazimiri ka qenë i armatosur gjatë protestës së PD-së kundërshtoi ndërtimin e parkut të lodrave.
Në mesazhin e tij të parë, Kryeministri e ka mbyllur postimin me thënien: “A ju’a freskon pak kujtesën koburja?”.
Mesazhi i pare i Kryeministrit
“Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza në mbështetje të kërkimit shkencor😎A ju’a freskon pak kujtesën koburja?”.
Por më pas ai e ka fshirë këtë postim dhe ka bërë një tjetër ku duket se ka ndryshuar fjalinë e fundit:
Interesant! Kadri Strazimiri(ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës. Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin.
Më herët Gent Strazimirit kishte deklaruar:
Djalli fle në detaje!!!
Në 35 ditë të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka bërë mbi 100 shoqërime djemsh, vajzash, burrash e grash, për “organizim proteste të paligjshme”, “bllokim rruge” etj.
3 prej tyre janë ende në burg!
Këta “qorrat” dhe “griseldët” e vegjël, që i nxirrni në ekrane si “organizatorët” e protestës kundër qeverisë por jo kundër Kryeministrit, kundër Bashkisë por jo kundër Kryebashkiakut, keni “harruar” t’i shoqëroni në polici, a t’i arrestoni njësoj si banorët e Unazës, për të njejtin “nen” si banorët e Unazës…
Apo s’ka qenë ashtu pazari?
Deklarata e datës 8 dhjetor e deputetit demokrat Gent Strazimiri
Ja ky qenka një nga ata shurranjosët që predikojnë “jo politikës” por “po sovjetizmës”!!
Për këtë shkak qelbësirat e pushtetit “8 dhjetorin” e dytë duan ta abortojnë e ta kthjenë në “8 nëntor” !!!!
Ky rurali-kozmoplit me emër xhaje “veteran”, përze nga protesta e studentëve TË PAMUNDURIT, TË PAFUQISHMIT, të cilët qënkëshin “politizuar” duke sharë kryeministrin… kurse protesta e studentëve, thotë, duhet të jetë kundër qeverisë, por jo kundër kryeministrit./panorama/