Kim Kardashian ka rrëfyer në një intervistë për revistën “Elle” se trembej nga rritja e shpejtë e gjoksit të saj dhe lutej që trupi i saj të mos zhvillohej më.
“Kur isha 13 vjeç gjoksi im ishte rritur më shumë se bashkëmoshataret dhe çdo mbrëmje ulesha në banjë dhe qaja, lutesha që gjoksi mos të rritej më”, tha 34-vjeçarja.
Deklarata duket paksa kontradiktore pasi ishin pikërisht gjoksi dhe të pasmet ato që i dhanë famë botërore dhe miliona dollarë.