Policia e Tiranës ka ndaluar dy shtetas, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kanë krijuar skema mashtrimi dhe kanë fshehur të ardhurat.
Sipas polcisë ata kanë shkaktuar një dëm prej 86.000.000 lekë, dhe gjatë operacionit janë sekuestruar dhe një sasi dokumentesh.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.06.2018, u ndaluan shtetasit E. T., 31 vjeç dhe L. B., 31 vjeç, banues në Kamzë e Tiranë, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa subjekte, kanë krijuar skema mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehjen e të ardhurave, falsifikimin i vulave, i stampave ose i formuluarve, duke shkaktuar dëme në shumën prej 86.000.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një studio kontabël (me administrator shtetasin E. T.), 7 kasa fiskale, 10 vula të subjekteve private, një sasi dokumentacioni dhe fatura tatimore e jo tatimore. Nenet 144/a, 180 e 190/2 të Kodit Penal.