Kjo është thirrja e fundit, thonë shkencëtarët, për të shpëtuar botën nga katastrofa e ngritjes së temperaturave.
Raporti i tyre dramatik për ruajtjen e rritjes së temperaturave nën 1.5 gradë Celsius nënvizon se bota ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.
Sipas BBC, raporti thekson se temperaturat po shkojnë drejt 3C.
Shkencëtarët e një paneli të organizuar nga OKB thonë se nëse nuk merren masa urgjente brenda 12 vitesh, kur të jetë viti 2030, do jetë shumë vonë.
Bota kërcënohet nga i nxehti ekstrem, përmbytjet, thatësira dhe varfëria, thuhet në raport.
Raporti u kërkua të hartohet nga politikanët në samitin e Parisit në vitin 2016, ku u diskutua për ndryshimet klimatike.
Megjithatë presidenti i SHBA, Donald Trump mbetet skeptik, duke thënë se do të tërhiqet nga marrëveshja për uljen e temperaturave.