Një kështjellë përrallash, në mes të një ishulli të vogël, mund të bëhet e juaja për 90 mijë euro. Kështjellën e lakmonte dikur shkrimtari i famshëm, WB Yeats, por ai nuk e bleu dot.
Kështjella McDermott gjendet në Irlandë dhe vjen bashkë me një ishull 0.2 hektarë.
Yeats- që fitoi Nobelin për letërsi në vitin 1923, donte ta blinte kështjellën për ta transformuar në një monument të kulturës dhe trashëgimisë irlandeze.
Sipas Daily Mail, kështjella, një monument kombëtar, do të dalë në ankand me çmim fillestar 90 mijë euro. Natyrisht ai që do e blejë duhet të shpenzojë mijëra euro të tjera pasi ajo është një rrënojë.
Veçse nëse do ta mbajë ashtu, pa e bërë ishullin të banueshëm sërish.