Publikohet në emisionin “Repolitix” në Report Tv transmetoi sonte një fragment nga intervista e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha. Të ftuar në panel janë gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, gazetari i Report Tv, Elton Qyno si dhe gazetari Ferdinand Dervishi.
Pas gati dy vjetësh në arrati, Klement Balili i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” vetëdorëzohet në polici (Lexo këtu). Emisioni “Repolitix” në Report Tv po diskuton pikërisht dorëzimin e Balilit nga një panel të ftuarish si gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, gazetari i Report Tv, Elton Qyno si dhe gazetari Ferdinand Dervishi. Zv/ministrja Rovena Voda u shpreh se dorëzimi i Klement Balilit nuk ishte vullnetar, por një zgjidhje e imponuar për shkak të ngushtimit të territorit nga policia.
Në “Repolitix” u publikua edhe një fragment i intervistës së Balilit për gazetarin investigativ Artan Hoxha. “Eskobari i Ballkanit” rrëfen pse vendosi të dorëzohej pikërisht tani në polici, pas 2 vitesh e gjysmë në arrati. Intervista e plotë me Balilin do të transmetohet nesër po në emisionin “Repolitix” në orën 20:30. Klement Balili u prangos sot pas një marrëveshje që e çoi atë drejt vetëdorëzimit në Policinë e Shtetit ku e priste vetë kryepolici Ardi Veliu vetëm 3 km larg vilës së “Eskobarit të Ballkanit” në fshatin Stjart pranë Delvinës.
Fragment nga intervista për gazetarin Artan Hoxha/ Klement Balili: Pse vendosa të dorëzohem tani
‘Balili’/ Gazetari Elton Qyno zbardh detaje nga dosja e Prokurorisë: Trafikoi 700 kg drogë në Greqi
‘Balili’/ Rovena Voda: U detyrua të dorëzohej, policia i ngushtoi territorin