Klubi i Milanit pritet që shumë shpejt të dalë në shitje dhe sipas mediave italiane, për të blerë aksionet e klubit kuq e zi është i interesuar manjati rus Dimitrij Rybolovlev, një emër jo pak i njohur në botën e futbollit.
Situata e Milanit është e paqartë, pasi pasi presidenti kinez Yonhong Lee nuk ka shlyer fondin amerikan Elliot de kjo e fundit pritet të marrë drejtimin më të keq.
Ndërsa Biznesmeni rus ka në pronësi klubin e Monacos në Francë dhe siç raporton Sky Sport është i gatshëm të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit.
Dimitrij arriti ta marrë klubin e Monacos në situatë tepër kritike dhe në një kohë shumë të shkurtër arriti ta çojë klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian./mapo.al/